Media në Francë hap debatin e madh me teorinë e saj: Infantino dhe Trump duan një finale Argjentinë-Marok

Media në Francë hap debatin e madh me teorinë e saj: Infantino dhe Trump duan një finale Argjentinë-Marok

Shumë histori, prapaskena, debate po ndodhin në këtë Botëror. Ajo që i vendosi vulën ishte padyshim mënyra sesi arbitri drejtoi ndeshjen Paraguai-Francë. Shumë ndërhyrje ishin për karton të kuq, por arbitri nuk dha asnjë karton të verdhë për Paraguain. Dukshëm qëllimi i tij ishte që të nxiste yjet e Francës për të dalë nga vetja dhe për t’u ndëshkuar në këtë takim, ndërsa menjëherë pas kësaj ndeshje, media franceze “Egaliteetreconciliation.fr”, shkoi më tej duke hedhur një prapaskenë shumë të fortë. Ajo thotë se Donald Trump dhe Infatino kërkojnë një finale Argjentinë-Marok në Botëror. Sipas saj, politika ka ndikuar shumë në këtë Botëror dhe Trump ka një marrëdhënie shumë të mirë me shtetin e Marokut, por edhe me të Argjentinës. Nëse deri dje kjo mund të...