Më shumë teknologji, më pak gabime! FIFA miraton disa ndryshime për Botërorin 2026
Botërori 2026 do të sjellë risi të rëndësishme në përdorimin e teknologjisë VAR. FIFA dhe IFAB kanë miratuar një sërë ndryshimesh që synojnë të rrisin drejtësinë në lojë, veçanërisht gjatë goditjeve nga këndi dhe goditjeve të lira. Një nga risitë kryesore është rregulli i ri kundër bllokimeve të qëllimshme, i frymëzuar nga basketbolli. Futbollistët nuk do të lejohen më të pengojnë lëvizjen e mbrojtësve për të krijuar hapësira për shokët e skuadrës gjatë goditjeve standarde. Nëse një mbrojtës pengohet në mënyrë të parregullt para ekzekutimit të goditjes dhe nga kjo situatë vjen një gol, VAR-i do të ketë të drejtën të ndërhyjë dhe ta anulojë atë. Ndryshe nga më parë, teknologjia do të mund të analizojë edhe incidentet që ndodhin përpara se topi të jetë...
Burimi:
javanews.al