“Më ka bërë përshtypje Asllani”, lojtari i Interit: Është kthyer më i kthjellët dhe me më shumë përvojë
Henrik Mkitariani ka folur për gazetarët nga kampi stërvitor i Interit. Lojtari armen është pyetur për lojtarët e rinj të rikthyer në skuadër, ndër të cilët është edhe Kristjan Asllani. Mkitariani ka thënë se mesfushori shqiptar është kthyer më i kthjellët dhe me më tepër përvojë. “Më bënë shumë përshtypje cilësitë e Masolinit dhe mënyra se si është rritur Stankoviçi. Por edhe mënyra se si është rikthyer Asllani, i cili është më i kthjellët dhe ka më shumë përvojë. Ata do të na ndihmojnë shumë nëse qëndrojnë, do të jem i lumtur t’i ndihmoj”, ka deklaruar Henrik Mkitariani./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com