Më 4 korrik nis edicioni i 113-të i Turit të Francës, çiklistët gati për eventin më të rëndësishëm të sportit të biçikletës

Më 4 korrik nis edicioni i 113-të i Turit të Francës, çiklistët gati për eventin më të rëndësishëm të sportit të biçikletës

3 Korrik 2026 13:14 Telesport Në datat 4-26 korrik do të zhvillohet edicioni i 113-të i Turit të Francës, eventi më i rëndësishëm në botë në sportin e çiklizmit. Në këtë event do të marrin pjesë 23 skuadra nga e gjithë bota. Ky edicion do të nisë nga Barcelona (Spanjë) dhe do të përfundojë, ashtu si gjithnjë, në Paris. Gjithsej janë 21 etapa dhe çiklistët do të përshkojnë në total 3,333 km. Që në etapën e parë mund të kemi surprizat e para, pasi zhvillohet një kronometër skuadre, ndërkohë që do të jetë edhe një kronometër individual (etapa e 16-të). Tri etapat e para nisin në Spanjë e më pas gara spostohet në Francë. 8 etapa do të jenë malore dhe ku me shumë gjasa...