Mbyllet sondazhi i FIFA-s pak orë para finales, ja kush është favorit për të fituar Botërorin

Mbyllet sondazhi i FIFA-s pak orë para finales, ja kush është favorit për të fituar Botërorin

Pas një muaji spektakli, emocionesh dhe surprizash, sot vjen momenti më i shumëpritur i Kupës së Botës 2026. Në stadiumin MetLife në New Jersey, dy superfuqi të futbollit, Spanja dhe Argjentina, do të zbresin në fushë për të luftuar për trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror. Për herë të parë në histori, në finalen e Botërorit përballen kampionia në fuqi e Evropës dhe kampionia në fuqi e Amerikës së Jugut, në një duel që pritet të mbajë të mbërthyer miliona tifozë në mbarë globin. Spanja ka qenë skuadra më dominuese e këtij Botërori. Iberikët kanë pësuar vetëm një gol gjatë gjithë turneut dhe nuk kanë qenë asnjëherë në disavantazh, duke vendosur edhe një rekord historik me gjashtë ndeshje pa pësuar gol. Pas barazimit zhgënjyes...