Mbrojtësi shqiptar drejt largimit nga Atalanta, Gasperini kërkon Gjimshitin te Roma

Mbrojtësi shqiptar drejt largimit nga Atalanta, Gasperini kërkon Gjimshitin te Roma

Berat Gjimshiti mund të nisë një aventurë të re në Serie A gjatë verës. Sipas mediave italiane, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është në listën e dëshirave të Xhan Piero Gasperinit te Roma, trajnerit me të cilin shkëlqeu te Atalanta dhe u kthye në një nga liderët e skuadrës bergamaske. Karriera e Gjimshitit mori një kthesë të madhe nën drejtimin e Gasperinit, pasi shqiptari u shndërrua në një nga shtyllat kryesore të Atalantës që arriti të fitonte edhe Ligën e Europës. Aftësia e tij për t’u përshtatur në çdo rol të prapavijës ka qenë një nga armët më të forta të trajnerit italian ndër vite. Sipas “Il Sussidiario”, Gasperini dëshiron ta ketë sërish në dispozicion te Roma, skuadër që po përgatitet për pjesëmarrjen në Ligën e...