Mario Mitaj drejt Serie A/ Zbulohen prapaskenat e largimit të mbrojtësit kuqezi, nga Arabia Saudite
Aventura e Mario Mitajt në Arabinë Saudite pritet të marrë fund gjatë kësaj vere. Gazetari arab Mohammed Al-Bakiri raporton se mbrojtësi i Kombëtares ka marrë një ofertë nga një klub italian, pa bërë të ditur emrin e tij. Fakti është se Mitaj ka luajtur pak këtë sezon me Al-Ittihad dhe duket se ndjen se ka ardhur momenti të kthehet në Europë, ku do të kërkojë të rrisë nivelin e tij dhe të lërë gjurmë në arenat e mëdha të futbollit. “Futbollisti profesionist i Al-Ittihad dhe njëkohësisht reprezentuesi shqiptar, Mario Metaj (23 vjeç), është pranë transferimit te një prej klubeve italiane që kërkojnë të sigurojnë shërbimet e tij për një shumë të konsiderueshme parash, e cila tejkalon dyfish vlerën e kontratës së tij aktuale. Nëse marrëveshja...
Burimi:
sot.com.al