“Marca” konfirmon vendimin për Rashford: Barça nuk do ta ushtrojë opsionin e blerjes së sulmuesit

“Marca” konfirmon vendimin për Rashford: Barça nuk do ta ushtrojë opsionin e blerjes së sulmuesit

10 Qershor 2026 12:22 Telesport Aventura mbaroi. Marcus Rashford nuk do të vazhdojë të luajë te Barcelona sezonin e ardhshëm. Klubi katalanas ka vendosur të mos e ushtrojë opsionin e blerjes që ka për sulmuesin, të cilin e mori verën e kaluar nga Manchester United si pjesë të marrëveshjes së huazimit. Barcelona nuk do të paguajë 30 milionë euro dhe, për këtë arsye, lojtari do të rikthehet në klubin anglez. Nënshkrimi i Anthony Gordon disa ditë më parë ishte tashmë provë se interesi për Rashford ishte zbehur në klubin katalanas. Ish-sulmuesi i Newcastle luan në të njëjtin pozicion dhe Raphinha është titullar. Për më tepër, transferimi i Gordon ishte i rëndësishëm financiarisht, pasi klubi katalanas pagoi 70 milionë euro. Kur u bë nënshkrimi, askush nuk...