Maran e nis keq në krye të Kombëtares, Shqipëria humb në miqësoren me Izraelin

Maran e nis keq në krye të Kombëtares, Shqipëria humb në miqësoren me Izraelin

Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1 nga Izraeli në “Arenën Kombëtare”. Kombëtarja shqiptare e nisi ndeshjen në presing dhe në minutën e 10 shënoi rastin e parë për shënim me Anis Mehmetin, i cili mori një pasim nga Hysaj nga krahu i djathtë për të dërguar topin mbi traaversën izraelite. Në minutën e 15’, Izraeli tentoi me Gloukh, gjuajtja e të cilit përfundoi jashtë. Tre minuta më vonë ishte Asllani që provoi me një gjuajtje nga jashtë, por edhe atij i mungoi saktësia. Kombëtarja shqiptare pati edhe shanse të tjera me Mehmetin dhe Hoxhën, por pa sukses, dhe pjesa e parë u mbyll me barazimin pa gola. Pjesa e dytë nisi...