Man. City rikthehet te fitorja dhe nuk dorëzohet për vendin e parë (video)
9 Maj 2026 20:25 Telesport Manchester City është rikthyer te fitorja pas barazimit të fundit dramatik 3-3 ndaj Everton. Sot, “Qytetarët” kanë bërë më së miri detyrën duke fituar në “Etihad” 3-0 ndaj Brentford, në sfidën e vlefshme për javën e 36-të në Premier League. Duhet thënë se ekipi i Guardiolës vuajti shumë për të gjetur golin e avantazhit deri në minutën e 62-të, ku ishte Jeremie Doku i cili shënoi një gol tejet të bukur me një goditje të fuqishme brenda zonës. Në minutën e 75-të, ishte Erling Haaland i cili shënoi golin e sigurisë për vendasit. Norvegjezi gjendej në kohën dhe vendin e duhur për të shtyrë në rrjetë topin e futur në zonë nga Antoine Semenyo. Në minutat shtesë, Omar Marmoush shënoi...
Burimi:
telesport.al