Maldini merr postin e rëndësishëm te kombëtarja e Italisë? Ish-mbrojtësi surprizon me vendimin e fundit
23 Qershor 2026 17:47 Telesport Presidenti i ri i FIGC-së (Federata Italiane e Futbollit), Giovanni Malago, mësohet se i ka ofruar legjendës Paolo Maldini një rol të rëndësishëm te kombëtarja Axurre, siç është ai i drejtorit teknik. Sipas Sport Mediaset, Paolo Maldini e ka refuzuar këtë propozim të ardhur nga kreu i Federatës, për arsye që ende nuk dihen. Që pas largimit si drejtor teknik i Milanit në qershor të vitit 2023, Paolo Maldini ka refuzuar disa propozime rresht. Ish-mbrojtësi, së fundmi ishte i gatshëm të ndihmonte në drejtimin e Fenerbahçes nëse Hakan Safi fitonte zgjedhjet, por humbi përballë Aziz Yildirim. Në rast fitoreje të Hakan Safi, Paolo Maldini do të ishte drejtori teknik, ndërsa Antonio Conte trajneri i ri.
Burimi:
telesport.al