“Ma besoni fjalën time”! Legjenda e Gjermanisë parashikon Botërorin: E kam ndjesi, Argjentina kalon Anglinë me gjuajtjet e penalltive
Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, ka bërë parashikimin e tij për gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026, duke besuar se finalja e madhe do të jetë një përsëritje e asaj të Katarit 2022, mes Argjentinës dhe Francës. Në rubrikën e tij “Lothar Starts” për gazetën Bild, ish-fituesi i Kupës së Botës dhe i Topit të Artë analizoi katër skuadrat e mbetura në garë: Francën, Spanjën, Anglinë dhe Argjentinën. Sipas tij, sfida mes Anglisë dhe Argjentinës pritet të jetë shumë e ekuilibruar dhe mund të vendoset vetëm nga penalltitë. “Kam një ndjenjë se ndeshja do të shkojë te penalltitë. Argjentina do të fitojë. I besoj më shumë Emiliano Martinez sesa Anglisë”, deklaroi Matthäus, duke vlerësuar portierin argjentinas si faktor vendimtar në duelet me eliminim direkt....
Burimi:
sportekspres.com