Lukaku te Milani? E vështirë, por jo e pamundur. Belgu është vetëofruar
Romelu Lukaku te Milani si sulmues i ri? Një skenar që duket i pazakontë, duke qenë se ai ka qenë simbol i Interit për shumë vite, por sipas “Tuttosport” nuk përjashtohet plotësisht. Sipas raportimit të gazetës torineze, pas ftohjes me Napolin, Lukaku ka dërguar një mesazh në “Casa Milan” dhe Milanello: “A ka vend edhe për mua?” Sulmuesi belg është lidhur disa herë me projektin kuqezi në vitet e fundit. Në disa raste është vetëofruar, si kur luante jashtë apo kur raporti i tij me Interin ishte ftohur, ndërsa në Milano ndihet shumë mirë. Massimiliano Allegri pëlqen sulmuesit fizikë si Lukaku. Verën e kaluar ai dëshironte Vlahović, më pas shpresoi për Højlund, do të ishte kënaqur edhe me Dovbyk, por asnjë nuk u realizua. Kërkesa e...
Burimi:
telesport.al