Luhet bileta e finales, Gvozdenoviç: Ndeshje e hapur, luftojmë për fanellën e Elbasanit

Luhet bileta e finales, Gvozdenoviç: Ndeshje e hapur, luftojmë për fanellën e Elbasanit

Takimi i kthimit gjysmëfinal ndërmjet AF Elbasanit dhe Egnatias (1-1 e vajtjes) në program nesër në orën 19:00 në “Elbasan Arena” do të vendosë se cila nga skuadrat e Shqipërisë së mesme do të jetë finalisti i parë në Kupën e Shqipërisë 2025/2026. Para takimit ka folur trajneri Ivan Gvozdenoviç. Ndër të tjera trjaneri tha: “Pas ndeshjes së parë kundër Egnatias në Rrogozhinë, e thashë se do vendoset në ndeshjen në Elbasan. Erdhi dita, nesër përballë Egnatias. Patjetër një ndeshje që është prapë e hapur. Do presim një ndeshje shumë të fortë dhe të bukur. Kundër një kundërshtari të fortë si Egnatia, që ka shumë cilësi brenda skuadrës, është ndeshje e hapur. Me shumë gola dhe interesante. Dhe nesër prapë do presim një ndeshje të...