Lojtari i Xhenoas është entuziast për bashkëpunimin me sulmuesin shqiptar: Do të mësoj shumë prej tij
Alesandro Debenedeti do të jetë pjesë e Çezenës në sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i datëlindjes 2003 është huazuar nga Xhenoa për një sezon. Fubtollisti italian është prezantuar përpara mediave, ku nuk ka ngurruae të flasë edhe për Kristian Shpendin. Ai është entuziast për bashkëpunimin me sulmuesin shqiptar, nga i cili synon të marrë shumë mësime të rëndësishme për t’u zhvilluar si lojtar. “Kristian Shpendi është një sulmues me cilësi të jashtëzakonshme, siç e kanë demonstruar vitet që ka kaluar këtu. Mendoj se mund të shkojmë shumë mirë së bashku, ose të paktën të punojmë mirë së bashku, dhe patjetër që do të përpiqem të marr sa më shumë mësime prej tij”, është shprehur Alesandro Debenedeti./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com