Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Bushi: Synojmë një paraqitje dinjitoze
Kombëtarja shqiptare U-21 do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, teksa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar. Pas publikimit të listës, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka folur për fshf.org për pritshmëritë, objektivat dhe rëndësinë e këtij turneu për një grup të ri futbollistësh kuqezi. “Jemi shumë të motivuar që Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare. Për ne nuk është thjesht një turne, por një mundësi për të treguar karakterin, personalitetin dhe mentalitetin e futbollit shqiptar. E dimë që grupi është shumë i fortë, Italia, Kosova dhe Algjeria. I respektojmë shumë këto skuadra, por do të shkojmë atje jo thjesht për të qenë pjesëmarrës, por për t’i...
Burimi:
sportiim.al