Lista e Kombëtares, Maran: Sulmuesit me mua kanë shënuar rekord golash

Lista e Kombëtares, Maran: Sulmuesit me mua kanë shënuar rekord golash

Trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran, foli në konferencë pas publikimit të listës për dy miqësoret e qershorit, ndaj Izraelit dhe Luksemburgut. Tekniku kuqezi deklaroi se për zgjedhjet e bëra në listë, u përqendrua te lista e madhe që ishte, ndërsa shtoi se do të dëshironte që lista të ishte më e madhe. Maran u shpreh se në drejtimin e tij, sulmuesit kanë shënuar rekord golash dhe u shpreh besimplotë se kjo do të ndodhë edhe në Kombëtaren shqiptare. “Do kisha dashur të ishte më e gjatë lista, sepse dua të shikoj të gjithë lojtarët. Janë dy ndeshje të rëndësishme për përgatitjen e ekipit në vazhdim. Ka qenë e vështirë, por unë iu referova listës së pritjes që ishte nga e kaluara. Strakosha po...