Liga e Konferencës/ Mbrëmje emocionesh të forta, Shkëndija realizon përmbysjen spektakolare, eleminohen Malisheva dhe Ballkani

Liga e Konferencës/ Mbrëmje emocionesh të forta, Shkëndija realizon përmbysjen spektakolare, eleminohen Malisheva dhe Ballkani

Mbrëmje me emocione të forta për skuadrat shqiptare dhe ato të rajonit në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Shkëndija e Tetovës vazhdon rrugëtimin europian, pasi siguroi kualifikimin në raundin e tretë falë një fitoreje spektakolare 3-1 ndaj Bravos së Sllovenisë. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Stankoviç në minutën e 17-të, por Shkëndija reagoi shpejt dhe riktheu ekuilibrat falë autogolit të Jovanit në minutën e 36-të. Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe, me Kryeziun që shënoi golin e dytë në minutën e 50-të, ndërsa Gjorgjievski vulosi kualifikimin me golin e realizuar në minutën e 88-të. Pas humbjes 2-1 në takimin e parë, skuadra maqedonase përmbysi gjithçka dhe avancoi më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Ndryshe shkuan gjërat për Malishevën,...