Liga e Konferencës flet anglisht, Kristal Palas mposht Vajekanon e Ivan Balliut dhe fiton për herë të parë trofeun europian

Liga e Konferencës flet anglisht, Kristal Palas mposht Vajekanon e Ivan Balliut dhe fiton për herë të parë trofeun europian

Pas Ligës së Europës që u fitua nga Aston Vila, edhe Liga e Konferencës flet anglisht. Kristal Palas ka mposhtur Rajo Vajekanon e Ivan Balliut me rezultatin minimal 1-0 dhe ka fituar për herë të parë në histori një trofe europian dhe do të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Ligën e Europës. Skuadra angleze e nisi më mirë takimin, duke ushtruar presion në minutat e para, por me kalimin e kohës Rajo Vajekano arriti të balancojë lojën dhe të krijojë rastet e para të rrezikshme. Në minutën e 25-të, Alemao ishte pranë golit për spanjollët pas një krosimi të De Frutos, por goditja e tij fluturimthi përfundoi ngjitur me shtyllën. Rajo rrezikoi sërish në minutën e 39-të me Unai Lopez, por tentativa e tij...