Licenca UEFA A, federata mbyll edicionin e radhës së kursit të trajnerëve

Licenca UEFA A, federata mbyll edicionin e radhës së kursit të trajnerëve

Me dhjetëra kurse trajningu ofron Federata Shqiptare e Futbollit për trajnerët e rinj, duke dhënë licenca të të gjitha llojeve për ushtrimin e njohurive teknike në krye të skuadrave të ardhshme. Në fakt, duke nisur nga UEFA C, e deri në UEFA A dhe Pro, me qindra trajnerë nxjerr FSHF çdo vit. Ndërkohë, kursi për licencën e trajnerit UEFA A, i organizuar nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n, përmbylli me sukses edicionin e tij të 23-të. Programi i formimit për trajnerë nisi në muajin janar dhe u zhvillua përgjatë gjashtë muajve, duke ofruar njohuri të avancuara teorike dhe praktike për trajnerët pjesëmarrës. Në ceremoninë përmbyllëse u shpërndanë licencat për 25 trajnerë të rinj, mes të cilëve edhe dy trajnere vajza, që tashmë janë...