Leao si dopio gjashtë, nuk ka oferta, sulmuesi portugez i ngel në derë Milanit
Pas një sezoni me ulje-ngritje, Rafael Leão nuk arriti të shfrytëzojë Botërorin për të rritur vlerën e tij në tregun europian. Sulmuesi portugez pati një turne larg pritshmërive me kombëtaren e Portugalisë, duke realizuar vetëm një gol ndaj Uzbekistanit dhe një asist kundër Kroacisë, në të vetmen ndeshje ku u aktivizua si titullar. Në total, ai grumbulloi vetëm 158 minuta në pesë takime. Paraqitjet e tij nuk kanë mjaftuar për të tërhequr interesin e klubeve të mëdha të Premier League apo La Ligës, destinacionet që preferohen nga vetë lojtari. Kjo situatë ka vështirësuar edhe planet e Milanit për të realizuar një transferim me vlerën që synon. Aktualisht, alternativa më konkrete mbetet Galatasaray. Klubi turk është i gatshëm t’i ofrojë Leãos një kontratë me mbi 10...
Burimi:
ntv.al