Leao: Jemi Portugalia dhe duhet të tregojmë gjithmonë veten, t’i mbyllim ndeshjet për të mos vuajtur
29 Qershor 2026 9:44 Telesport Portugalia nuk ka shkëlqyer deri më tani në Botëror, por pavarësisht dy barazimeve në fazën ë grupeve janë kualifikuar në turin eliminator. Kombëtarja luzitane do të përballet me Kroacinë, një duel I vështirë për të dyja ekipet. Rafael Leao, duke analizuar rezultatet e Portugalisë në grup, tha: “E vetmja gjë që na mungoi në këto ndeshje ishte qëndrueshmëria në zonën e penalltisë. Kemi patur raste për të shënuar, por nuk i kemi shfrytëzuar”. “Tani jemi në një fazë tjetër të turneut. Në ndeshje si këto, kundër ekipeve me cilësi të lartë si Kroacia, është e rëndësishme të sulmojmë dhe të jemi efektivë. Duhet të duam ta mbyllim ndeshjen menjëherë”, tha Leao. “Duhet të shënojmë golin e parë dhe të dytë...
Burimi:
telesport.al