“Last dance” e Ronaldos, lotët dhe dorëzimi i stafetës te Yamal: Largohem me ndërgjegje të pastër

“Last dance” e Ronaldos, lotët dhe dorëzimi i stafetës te Yamal: Largohem me ndërgjegje të pastër

7 Korrik 2026 8:19 Alfred Lleshi Cristiano Ronaldo deklaroi se nuk do të marrë vendime të nxituara për të ardhmen, pas eliminimit të Portugalisë nga Spanja me rezultatin 1-0 në ndeshjen e 1/8-ave, që ishte edhe Botërori i tij i fundit. Sulmuesi portugez 41-vjeçar kishte bërë të ditur edhe para takimit se ky do të ishte Botërori i tij i fundit. I pyetur për të ardhmen, ai tha: “Po, ishte Botërori im i fundit, por do të kem kohë të mendoj për pjesën tjetër, të jem me familjen time, të mos marr vendime të nxituara dhe të vazhdoj jetën”. Kapiteni i Portugalisë shtoi: “Ky është futbolli, kjo është jeta e një futbollisti. Ndonjëherë fiton, ndonjëherë humbet dhe duhet të ecësh përpara. Kam fituar tre trofe...