Largimi i lojtarit shqiptar lë boshllëk të madh, trajneri: Na duhet të zevendësojmë 21 gola dhe 8 asiste

Largimi i lojtarit shqiptar lë boshllëk të madh, trajneri: Na duhet të zevendësojmë 21 gola dhe 8 asiste

Largimi i Lorent Tolajt ka lënë një boshllëk të madh në radhët e Plymouth Argyle-t. Një fakt të tillë e ka pohuar edhe vetë trajneri. Ai ka thënë për mediat se nuk është e lehtë të zëvendësohen statistikat e Tolajt, 21 gola dhe 8 asiste. “Duhet të zëvendësojmë 21 gola dhe tetë asiste, gjë që nuk është e lehtë, por shtylla kurrizore e ekipit duket e fortë”, është shprehur ndër të tjera Tom Cleverley. Kujtojmë se Tolaj u transferua këtë verë te Bristol City dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Championship./Sport Ekspres/