Lamtumira e Sylvinhos me Kombëtaren, Duka: Do të mbetet miqësia dhe dashuria jonë për ju

Lamtumira e Sylvinhos me Kombëtaren, Duka: Do të mbetet miqësia dhe dashuria jonë për ju

Tirana ishte kthyer në shtëpinë e tyre për tre vite e gjysmë. Këtë të premte, ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, së bashku me dy ndihmësit e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Junior, i dhanë lamtumirën e fundit miqve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë. Në një takim jo formal të organizuar nga FSHF-ja, kreu i këtij institucioni, Armand Duka, foli me fjalë zemre për ish-pjesëtarët e stafit teknik të kuqezinjve. “Ne jemi sot këtu për t’ju falenderuar për kontributin tuaj në futbollin shqiptar me ekipin Kombëtar, që realisht është simboli i futbollit shqiptar, simboli i të gjithë shqiptarëve. Gjatë 3 viteve, Sylvinho, Doriva dhe Zabaleta kanë dhënë një kontribut maksimal. Kanë përjetuar momente të bukura, jo vetëm në rezultate. Rezultati është padyshim i rëndësishëm, por ajo që mbetet është edhe dinjieti...