Lamtumira e Modrić nga Botërori, Ronaldo e nderon: “Luka, urime për gjithçka!”

Lamtumira e Modrić nga Botërori, Ronaldo e nderon: “Luka, urime për gjithçka!”

3 Korrik 2026 11:30 Alfred Lleshi Imazhi i fundit i finales së çmendur Portugali–Kroaci ishte Luka Modrić, me 5 Kupa Bote dhe 202 ndeshje të luajtura me fanellën e kombëtares, në lot pas eliminimit në 1/8 e finales. I rraskapitur dhe i prekur emocionalisht, ai u ngushëllua nga shokët dhe kundërshtarët në një mbrëmje që mund të ketë mbyllur një epokë të jashtëzakonshme të futbollit botëror. Mes atyre që iu afruan për ta nderuar ishte Cristiano Ronaldo, ish-shoku i tij te Real Madridi. Të dy u përqafuan gjatë, ndërsa portugezi u përpoq ta ngushëllonte. Kamerat kapën CR7 duke i folur në vesh, ndërsa më pas ai zbuloi edhe bisedën: “Kam luajtur me Modrić për shumë vite. Është e mrekullueshme ta shohësh ende duke konkurruar në...