Lampard refuzon Chelsea: Është pjesë e rëndësishme e jetës sime, por jam fokusuar vetëm te Coventry
Ish-trajneri dhe lojtari ikonë i Chelsea, Frank Lampard, nuk është përfshirë në lidhjet më të fundit për pozicionin vakant në ish-klubin e tij. Ai ka siguruar së fundmi titullin Në Championship me Coventry, duke e rikthyer skuadrën në Premier League, ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Ai është përmendur si një trajner i mundshëm te Chelsea, pasi më parë ka qenë trajner midis korrikut 2019 dhe janarit 2021. Megjithatë, Lampard tha se vëmendja e tij mbetet te Coventry. “Nuk dua të flas për shkarkimin e Liam dhe Chelsea sepse kam qenë atje”, tha Lampard për mediat. “Nuk dua kurrë të flas shumë për trajnerët për shkak të kontekstit prapa skenave. Është mungesë respekti të kesh një gjykim për të. “Unë jam trajneri i Coventry,...
Burimi:
telesport.al