La Vllazninë me polemika, Jago zyrtarizohet te Egnatia
Nga Vllaznia te Egnatia, mbrojtësi i majtë Andreji Jago nis aventurën e re në futbollin shqiptar. Njoftimi i Klubit: Mirë se erdhe, Andrey Jago! KF Egnatia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mbrojtësit brazilian Andrey Yago. Me eksperiencën, cilësitë dhe profesionalizmin e tij, ai i bashkohet familjes sonë për sfidat e reja që na presin. I urojmë shumë suksese me fanellën bardhejeshile dhe sa më shumë fitore së bashku. Ndërkaq kampionët janë duke punuar fort edhe për transferimin e marokenit Karim Loukili. Ai sezonin e kaluar ishte pjesë e AF Elbasanit. Post navigation
Burimi:
sportiim.al