Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

Mbrojtësi austriak David Alaba do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, pas përfundimit të kontratës së tij me klubin madrilen. 33-vjeçari do t’i japë fund aventurës pesëvjeçare në “Santiago Bernabeu”, ku fitoi nëntë trofe, mes tyre dy tituj të La Ligas dhe dy trofe të UEFA Champions League. Largimi i Alabës ishte paralajmëruar prej muajsh, sidomos pas afrimeve të reja në mbrojtje nga madrilenët, përfshirë Dean Huijsen dhe Alvaro Carreras. Problemet e shumta fizike kanë ndikuar ndjeshëm në minutazhin e austriakut, i cili këtë sezon regjistroi vetëm 15 paraqitje. Alaba vuajti disa dëmtime serioze gjatë periudhës së tij në Spanjë, përfshirë një këputje të ligamentit ACL dhe probleme të tjera në gju, që e mbajtën jashtë fushave për periudha të gjata. Presidenti...