Tension te Real Madridi, dy yjet e mesfushës përplasen me njëri-tjetrin dhe alarmojnë gjithë qendrën stërvitore

Tension te Real Madridi, dy yjet e mesfushës përplasen me njëri-tjetrin dhe alarmojnë gjithë qendrën stërvitore

Mediat spanjolle raportojnë për momente tensioni në qendrën stërvitore të Real Madridit. Pasi skuadra u eliminua nga të gjitha garat pas humbjes në Champions League kundër Bayern Munich, dhoma e zhveshjes duket më e ndarë se kurrë. Siç raportohet nga gazeta “Marca”, Fede Valverde dhe Aurelien Tchouameni patën një debat të nxehtë dhe për pak sa nuk u përplasën fizikisht, gjatë seancës stërvitore të së mërkurës në qendrën stërvitore “Valdebebas”. “Marca” pretendon se dy mesfushorët u përleshën dhe u përballën me njëri-tjetrin pas një loje dhe debati vazhdoi në dhomën e zhveshjes, duke u bërë mjaft i zhurmshëm. Aq shumë sa lajmi u përhap me shpejtësi në të gjithë kompleksin stërvitor dhe më në fund u bë i ditur. E gjithë kjo ndodh në një...