Te Real Madridi janë të sigurt, kanë gjetur spiunin e Alvaro Arbeloas brenda ekipit

Te Real Madridi janë të sigurt, kanë gjetur spiunin e Alvaro Arbeloas brenda ekipit

Që nga 21 marsi kanë nisur zërat se dhoma e zhveshjes së Real Madridit ishte e acaruar me Vinicius, me qëndrimin dhe sjelljen e tij në fushë, si ndaj shokëve të ekipit, ashtu edhe në sjelljen e tij. Marrëdhënia e ngushtë e brazilianit me trajnerin e ekipit, Alvaro Arbeloa, ishte e habitshme. Kjo marrëdhënie ishte e dukshme në fushë, ku braziliani është bërë i paprekshëm dhe është shumë larg situatës nën drejtimin e Xabi Alonsos. Që nga mbërritja e 43-vjeçarit nga Salamanca, ai ka humbur vetëm një ndeshje, atë kundër Valencias, për shkak të plotësimit të kartonëve të verdhë. Por ka edhe një element tjetër shumë të rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë. Dhoma e zhveshjes është e bindur se braziliani është “spiuni” i Alvaro...