“Reali trajtohet ndryshe nga klubet e tjera në botë”/ Arbeloa: Presidenti Perez kishte të drejtë, na janë mohuar 7 kampionate

“Reali trajtohet ndryshe nga klubet e tjera në botë”/ Arbeloa: Presidenti Perez kishte të drejtë, na janë mohuar 7 kampionate

Álvaro Arbeloa ka dalë në mbështetje të plotë të presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez, duke mbrojtur deklaratat e tij të forta lidhur me trajtimin që, sipas tyre, i është bërë klubit madrilen ndër vite. Në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Oviedos, Arbeloa u pyet për deklaratat e Florentino Pérez, i cili pretendoi se Real Madridit i janë “vjedhur” shtatë tituj të La Ligës gjatë viteve të fundit. “A iu vodhën shtatë tituj të La Ligës Real Madridit? Sigurisht”, deklaroi Arbeloa, duke treguar qartë mbështetjen e tij ndaj presidentit të klubit. Trajneri spanjoll theksoi se Florentino Pérez ka detyrimin të mbrojë interesat e klubit dhe tifozëve madrilenë. “Nuk jam këtu për të komentuar konferencën për shtyp të presidentit, por çdo tifoz i...