Reali luan me “nervat” e Chelsea-t, bën gati 120 milionë paund për yllin e mesfushës së ‘Bluve’

Reali luan me “nervat” e Chelsea-t, bën gati 120 milionë paund për yllin e mesfushës së ‘Bluve’

Real Madrid po përgatit një lëvizje të madhe në merkaton e verës, me mesfushorin e Chelsea-t, Enzo Fernandez, që është kthyer në një nga objektivat kryesorë të klubit spanjoll. Sipas raportimeve nga mediat britanike, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, dëshiron të afrojë emra të mëdhenj pas rizgjedhjes së tij në krye të klubit, ndërsa argjentinasi shihet si një përforcim ideal për mesfushën e “Los Blancos”. Chelsea nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë 25-vjeçarin dhe raportohet se i ka vendosur një çmim prej rreth 120 milionë paundësh. Trajneri i ri i londinezëve, Xabi Alonso, e konsideron Fernandez një pjesë të rëndësishme të projektit për sezonin e ardhshëm. Mesfushori argjentinas, i transferuar nga Chelsea në janar të vitit 2023 për rreth 106 milionë paund, ka kontratë...