Reali i Madridit përgatitet për ‘eksodin’, 10 futbollistët që pritet të lënë Los Blancos

Reali i Madridit përgatitet për ‘eksodin’, 10 futbollistët që pritet të lënë Los Blancos

Reali i Madridit përgatitet për një eksod masiv futbollistik. Deri në 10 futbollistë pritet të largohen nga Los Blancos në muajt e kësaj vere. Ndryshime dhe largime që duhet të kenë edhe miratimin e trajnerit të ri që, nëse nuk do të ketë ndonjë supersurprizë në procesin elektoral të klubit madrilen, do të jetë Jose Mourinho. Sipas medias në Spanjë, i pari që do të kërkojë destinacion të ri është Lunin. Edhe pse ukrainasi ka pasur një rendiment të shkëlqyer në fushën e lojës sa herë është aktivizuar, në klub duan që të sjellin në skuadrën e parë, Javi Navarron, heroin e titullit të UEFA Youth League të fituar nga Reali i Madridit. Në mbrojtje, janë dy futbollistë që do të largohen me siguri sepse...