Real Madrid nuk fal ndaj Alavesh, Mbappe dhe Vinicius rindezin garën me Barcelonën

Real Madrid nuk fal ndaj Alavesh, Mbappe dhe Vinicius rindezin garën me Barcelonën

Real Madrid ka bërë detyrën në javën e 33-të të La Ligas, duke siguruar një fitore të pastër dhe me peshë të madhe 2-1 përballë Deportivo Alaveshit. Në një moment kritik të sezonit, kur çdo gabim mund të kushtojë titullin kampion, “Los Blancos” treguan cinizmin e tyre karakteristik në fushë, të udhëhequr nga dyshja e tyre e “artë”, Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr. Takimi nisi me një dominim të qartë të madrilenëve, të cilët kërkuan që në fillim të impononin ritmin e tyre. Rezistenca e Alaveshit zgjati vetëm gjysmë ore. Në minutën e 30-të, ishte Kylian Mbappe ai që gjeti rrugën e rrjetës, duke zhbllokuar shifrat dhe duke i dhënë skuadrës qetësinë e nevojshme për të shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazh. Me fillimin...