Real Madrid në sulm për Julian Alvarez? Agjenti i argjentinasit mohon kontaktet me Los Blancos
Julian Alvarez është protagonisti i telenovelës së merkatos së kësaj vere. Në orët e fundit u fol se argjentinasi është objektivi i vërtetë i merkatos për të cilin Florentino Perez do të bëjë ofertën prej 150 milionë eurosh. Ishte pikërisht Sky Sports që ngriti këtë hipotezë, që solli edhe reagimin e përfaqësuesve të futbollistit të cilët sipas 365Scores deshën të qartësonin situatën për të frenuar spekulimet Fernando Hidalgo, agjenti i Julian Alvarez u pyet nëse kishte kontakte apo bisedime me Realin e Madridit ndërkohë që zhurma mediatike rreth të ardhmes së sulmuesit rritet gjithnjë e më shumë. Dhe përgjigjja e tij ishte e qartë dhe direkte teksa mohoi çdo lloj lëvizje nga të dyja palët. ‘Julian, blerja ‘galaktike’ e Realit të Madridit? Nuk kemi asnjë...
Burimi:
top-channel.tv