Real Madrid e Barcelona nis ‘lufta’, klubi ‘Blaugrana’ mendon të denoncojë Florentino Perez
Pas konferencës për shtyp të presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez i cili nuk ngurroi të sulmojë rivalët e Barcelonës, vjen reagimi i klubit blaugrana. Klubi kampion i Spanjës doli më një komunikatë për shtyp përmes së cilës bënte të ditur se departamenti ligjor i klubit po analizon të gjitha deklaratat dhe akuzat e bëra nga kreu i Los Blancos dhe do të vendosë për hapat që do të ndërmerren pas këtyre analizave. Komunikata e plotë e Barcelonës ‘Përsa i përket konferencës për shtyp të presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez, ju bëjmë me dije se departamenti ynë ligjor po studion me kujdes akuzat dhe deklaratat e tij. Në këtë moment po bëhen të gjitha analizat dhe do të merret vendim për hapat...
Burimi:
top-channel.tv