Perez kundër Barçës: “Po paguajnë gjytarët, Realit i janë vjedhur shtatë kampionate”

Perez kundër Barçës: “Po paguajnë gjytarët, Realit i janë vjedhur shtatë kampionate”

Presidenti i Real Madridit shpërthen në një konferencë sureale, duke sulmuar rivalët dhe shtypin, ndërsa Barcelona i përgjigjet: “Është patetike”. Presidenti i Real Madridit ka dhuruar një shfaqje të pazakontë, duke sulmuar ashpër rivalët dhe gazetarët, si dhe duke lëshuar vërejtje me nota mizogjene. Reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm përmes zëvendëspresidentit Yuste, i cili deklaroi: “Kjo është thjesht një perde tymi për të mbuluar katastrofën sportive të viteve të fundit.” “Perandori është lakuriq”, kjo metaforë e përdorur nga El Mundo dhe El Periódico përshkruan më së miri konferencën tronditëse për shtyp të Florentino Pérezit. Konteksti historik e bën këtë ngjarje edhe më të rëndë: presidenti i Realit nuk kishte mbajtur një konferencë të tillë që nga viti 2015. Takimi, i lajmëruar vetëm dy orë...