Ofertë 150 milionë euro, kush është “ylli enigmatik” që Real Madrid do të synojë ta bëjë të tijin
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka ndezur spekulimet pasi deklaroi se klubi madrilen do të bëjë së shpejti një ofertë rekord për një futbollist të nivelit “Galactico”. Gjatë një interviste televizive, Perez zbuloi se oferta, e cila pritet të paraqitet të martën e ardhshme, do të kapë vlerën e të paktën 150 milionë eurove, duke u bërë kështu shuma më e madhe e paguar ndonjëherë nga Real Madridi për një lojtar. “Do të bëjmë një ofertë për një klub të Ligës së Kampionëve. Nuk bëhet fjalë për Haaland, Kane, Doku apo Olise. Është një Galactico i vërtetë”, deklaroi kreu i klubit spanjoll. Sipas mediave spanjolle, tre emrat që po përmenden më shumë janë mesfushorët e PSG-së, Vitinha dhe Joao Neves, si dhe ylli i...
Burimi:
top-channel.tv