Nuk ka festë titulli për Barcelonën, Real Madrid mund Espanyolin dhe ‘El Clasico’ mund të vendosë gjithçka
Nuk ka festë titulli për Barcelonën këtë javë. Skuadra katalanase mund të shpallej kampione e Spanjës që këtë të dielë nëse Reali i Madridit nuk do të fitonte me Espanyolin. Por skuadra madrilene ia prishi planet dhe arriti të marrë 3 pikët në Cornella, kështu që çështja e titullit mund të zgjidhet në El Clasicon që do të luhet javën e ardhshme në Camp Nou. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0, një 45 minutësh që pati pak nga të gjitha. Reali i Madridit pati shansin më të mirë me Vinicius që u ndal nga shtylla, ndërkohë që për t’u theksuar është një moment që pati si protagonist El Hilali që u ndëshkua me karton të kuq direkt për një faull ndaj Vinicius, por...
Burimi:
top-channel.tv