Nis gara për drejtimin e Realit, investitori i njohur spanjoll gati të kandidojë për postin e presidentit kundër Perezit

Nis gara për drejtimin e Realit, investitori i njohur spanjoll gati të kandidojë për postin e presidentit kundër Perezit

Enrique Riquelme, president i “Cox Group”, po shqyrton seriozisht mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Real Madridit. Sipas “MARCA”-s, njoftimi i afërt për zgjedhjet nuk e ka zënë në befasi biznesmenin nga Alicante, i cili raportohet se është i gatshëm të hyjë në garë. Burime pranë tij theksojnë se, për momentin, duhet pritur që procesi zgjedhor të nisë zyrtarisht. Riquelme është aksionari kryesor i “Cox Group”, një kompani e fuqishme në sektorin e energjisë së rinovueshme që operon në më shumë se 30 vende të botës. Në javët e fundit, ai ka qenë në qendër të vëmendjes edhe në mediat financiare ndërkombëtare për disa transaksione të rëndësishme, përfshirë blerjen e “Iberdrola Mexico” për rreth 4 miliardë dollarë dhe një emetim rekord obligacionesh...