Muriqi si fabrikë golash në La Liga, shënon të radhës dhe “tremb” Kylian Mbappe

Muriqi si fabrikë golash në La Liga, shënon të radhës dhe “tremb” Kylian Mbappe

Vedat Muriqi vijon të jetë një “fabrikë” golash në Spanjë, ku sot ka gjetur rrjetën numër 22, një numër i çmendur për nivele të tilla. Sulmuesi nga Prizreni arriti të tundte rrjetën e Villarrealit në shtesën e pjesës së parë, duke i dhënë skuadrës së tij një pikë me shumë vlera për mbijetesën në La Liga. Muriqi e sheh veten vetëm 2 gola larg Mbappe për “Këpucën e Artë”, me francezin që nuk do të luajë sot në El Clasico dhe është e paqartë data e kthimit. Vedat Muriqi scores his 22nd goal of the season in LALIGA. 👏🇽🇰 pic.twitter.com/Hk6q9bsQbA — Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) May 10, 2026 Top Channel