Mourinho gjithnjë e më pranë rikthimit te Reali, tekniku portugez bisedon me presidentin Perez

Mourinho gjithnjë e më pranë rikthimit te Reali, tekniku portugez bisedon me presidentin Perez

Florentino Perez dhe Jose Mourinho thuhet se tashmë kanë zhvilluar bisedime për mundësinë e rikthimit të trajnerit portugez në stolin e Real Madridit. Sipas raportimeve, takimi u zhvillua përmes një video-konference dhe zgjati rreth një orë. Jorge Mendes, përfaqësuesi i Mourinhos, ishte gjithashtu i pranishëm si mysafir, por raportohet se nuk mori pjesë aktive në diskutim. Të njëjtat burime tregojnë se Mourinho nuk e ka refuzuar mundësinë e rikthimit te Real Madrid, por as nuk ka dhënë një “po” përfundimtar. Megjithatë, trajneri portugez thuhet se ka paraqitur një sërë kërkesash të patjetërsueshme përpara se të pranojë drejtimin e skuadrës. Florentino Perez pritet t’i përgjigjet Mourinhos javën e ardhshme, sipas Esdiario. Kërkesat specifike të Mourinhos nuk janë bërë publike, megjithatë raportohet se ato nuk kanë natyrë...