“Më vjen keq për imazhin që krijuam mbi klubin”, reagon Tchouameni: U kërkoj falje të gjithëve

“Më vjen keq për imazhin që krijuam mbi klubin”, reagon Tchouameni: U kërkoj falje të gjithëve

Pas deklaratës së Valverdes dje në lidhje me grindjen që pati me Tchouamenin, ishte radha e francezit për të folur. Ai e bëri këtë të premte me një deklaratë në rrjetet e tij sociale. Klubi tashmë e ka marrë vendimin e tij, një gjobë prej 500 mijë eurosh për secilin lojtar, pa pezullime ndeshjesh. “Ajo që ndodhi këtë javë në stërvitje është e papranueshme. E them këtë duke menduar për shembullin që pritet të japim për të rinjtë, qoftë në futboll apo në shkollë. Pavarësisht se kush ka të drejtë apo jo, ne gjithmonë duhet të kërkojmë zgjidhjen më të qetë për të zgjidhur një konflikt. Mbi të gjitha, më vjen keq për imazhin që kemi projektuar për klubin. I njoh tifozët, stafin, shokët e...