Mbyllen 38 trofe në një natë! Korridori i nderit dhe lotët e Carvajal e Alabës që prekën Madridin
Real Madridi e mbylli sezonin e La Ligës 2025–2026 me një mbrëmje të mbushur me emocione, gola dhe lot. Stadiumi “Santiago Bernabéu” përcolli dy legjenda të vërteta: kapitenin Dani Carvajal dhe mbrojtësin David Alaba. Të dy kanë qenë figura qendrore të një prej epokave më të suksesshme në historinë e klubit, duke fituar respektivisht 27 dhe 11 trofe. Ndeshja: Real Madrid 4–2 Athletic Club Paraqitja e fundit e Carvajal-it nuk mund të niste më mirë: veterani dha një pasim të shkëlqyer për Gonzalo Garcían, i cili hapi rezultatin që në minutën e 11-të. Pak para pushimit të pjesëve, Jude Bellingham dyfishoi shifrat me një goditje të fuqishme “volej”, pas asistit nga Thiago Pitarch. Athletic Club ngushtoi diferencën në fund të pjesës së parë, por Kylian Mbappé...
Burimi:
top-channel.tv