Mbappé thyen heshtjen: Nuk dorëzohemi kurrë, do të kthehemi te fitorja shumë shpejt

Mbappé thyen heshtjen: Nuk dorëzohemi kurrë, do të kthehemi te fitorja shumë shpejt

Pas eliminimit dramatik nga Champions League përballë Bayern Munich, ylli i skuadrës madrilene, Kylian Mbappé, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Ndonëse zhgënjimi është i madh, mesazhi i tij është një premtim për ringritje të menjëhershme. Eliminimi nga kompeticioni më i rëndësishëm për klube ka lënë gjurmë te Real Madrid, por kapiteni i Francës ka zgjedhur të mbajë kokën lart. Përmes një postimi në Instagram, Mbappé ka bërë një analizë të shkurtër të asaj që ndodhi në fushë, duke vënë theksin te karakteri i pamposhtur i klubit madrilen. Deklarata e plotë e Mbappé: “Deri në minutën e fundit provuam gjithçka, por nuk mjaftoi. Është zhgënjyese të eliminohesh nga një kompeticion aq i rëndësishëm, por duhet të shohim drejt së ardhmes. Duhet të bëjmë një analizë...