Kylian Mbappe, ‘arratia romantike’ në Cagliari përçan skuadrën e Realit të Madridit

Kylian Mbappe, ‘arratia romantike’ në Cagliari përçan skuadrën e Realit të Madridit

Kylian Mbappe këto ditë është bërë shënjestër e kritikave nga tifozët dhe medias në Spanjë. Arsyeja? Udhëtimi në Sardenjë për pushime e futbollistit me të dashurën e tij Ester Exposito. Gjatë fundjavës u bënë virale fotot e sulmuesit të Realit të Madridit dhe aktores spanjolle teksa janë duke shëtitur në Cagliari. Mbappe përfitoi nga pushimi që i rekomanduan mjekës për të zgjidhur një problem në gju që po e torturon prej kohësh për t’i lejuar vetes disa ditë pushimi me Ester. Çifti u kthye në Madrid në mbrëmjen e së dielës vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes mes Espanyolit dhe Realit të Madridit, i rëndësishëm për Los Blancos që të mos lejonin mbajtjen e ‘tunelit të nderit’ kundrejt rivalëve të Barcelonës në El Clasico...