Kaos në dhomat e zhveshjes së Realit, Rudiger godet me shuplakë shokun e tij të skuadrës
Përveç frikës së një sezoni pa trofe, Arbeloa po përballet me një dhomë zhveshjeje të vërtetë “shpërthyese”. Kohët e fundit kanë dalë në dritë disa situata të ndërlikuara që ishin përfolur prej kohësh dhe tani kanë marrë konfirmim. Së pari, kontesti me Dani Ceballos, i cili ka bërë të ditur se ka “kërkuar nga trajneri të mos ketë asnjë marrëdhënie me të” pas një bisede private me Arbeloan. Më pas është rasti Mbappé, ku bashkëlojtarët janë lodhur nga disa sjellje jo plotësisht profesionale, si udhëtimi në Kaljari pavarësisht dëmtimit dhe pranë një ndeshjeje të rëndësishme për ekipin. Por tensionet nuk mbarojnë këtu. Sipas Onda Cero, Antonio Rudiger ka qëlluar me shpullë bashkëlojtarin e tij, Alvaro Carreras, në dhomën e zhveshjes në Valdebebas, për shkak të...
Burimi:
top-channel.tv