Kaos financiar te Barcelona! Mbarojnë paratë për ‘Spotify Camp Nou’, Laporta kërkon borxh…

Kaos financiar te Barcelona! Mbarojnë paratë për ‘Spotify Camp Nou’, Laporta kërkon borxh…

Një tjetër ngërç i rëndë financiar ka goditur Barcelonën, duke vendosur në pikëpyetje projektin e rindërtimit të stadiumit “Spotify Camp Nou”. Gjigantët katalanas kanë konsumuar plotësisht fondin fillestar prej 1.4 miliardë eurosh pa arritur të përfundojnë punimet, çka ka detyruar presidentin Joan Laporta të ndërmarrë një lëvizje urgjente për të shmangur bllokimin e kantierit. Për të gjetur fondet e nevojshme, bordi drejtues po përgatitet t’u kërkojë anëtarëve të klubit (socios) miratimin për një zgjatje të paketës së financimit origjinal. Rritja e kostove të materialeve të ndërtimit dhe kompleksiteti i projektit kanë bërë që buxheti të dalë tërësisht jashtë parashikimeve, duke lënë ende pa përfunduar pjesët më të kushtueshme, si unazat VIP dhe çatinë e stadiumit. Nëse socios nuk e miratojnë këtë borxh të ri, punimet...