Kalimi te “Los Blancos”, reagon Mourinho: Askush nga Real Madridi nuk më ka kontaktuar, ju siguroj për këtë
Trajneri portugez i Benficas, Jose Mourinho, doli sot para mediave përpara ndeshjes së nesërme kundër Famalicao dhe foli për interesin e supozuar të Real Madridit për ta punësuar atë si trajner për sezonin 2026-27. “Jo, askush nga Real Madridi nuk më ka folur, mund t’ju siguroj. Kam qenë në futboll për shumë vite dhe jemi mësuar me këto gjëra, por asgjë nga Real Madridi. Nuk mund të them asgjë tjetër. Sa i përket Benfikës, ju tashmë e dini situatën. Kam edhe një vit të mbetur në kontratën time me Benfikën, dhe kaq”, tha ish-trajneri i Interit dhe Romës për mediat portugeze. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv